Ura që frymëzoi një këngë të famshme të grupit ‘Nirvana’ është në rrezik

schedule13:19 - 8 Prill, 2024

schedule 13:19 - 8 Prill, 2024

Ura legjendare Young Street në Aberdeen, Uashington, ku Nirvana mbylli albumin historik ‘Nevermind’ me këngën ‘Something in the Way’ është drejt shkatërrimit.

Atje Kurt Cobain imagjinoi se si do të ishte jeta e tij nëse do të jetonte nën urë.

Ura, e cila lidh veriun e Aberdeen-it me zonën e qendrës së qytetit, u ndërtua në vitin 1956 dhe frymëzoi tekstin klasik të këngëtarit të Nirvana-s, “Something in the Way”.

Pas vdekjes së Kurt Cobain, ai u bë një lloj memoriali dhe aktualisht “pret” urimet dhe mbishkrimet lidhur me Nirvana, siç raporton APE-MPE.

Por, sipas një faqe interneti të krijuar nga Këshilli i Qytetit të Aberdeen, ura është në rrezik për shkak të vjetërsisë së saj.

Tani, me një grant prej 23 milionë dollarësh nga qeveria federale e SHBA, qyteti shpreson të riparojë urën dhe të “nderojë Kurt Cobain”, megjithëse vetë struktura origjinale mund të shkatërrohet.

Autoriteti bashkiak i qytetit po shqyrton tre mundësi, e para është restaurimi i urës, e dyta është ruajtja e pjesëve të saj dhe zëvendësimi i të tjerave dhe e treta është zëvendësimi i plotë i saj. Çfarëdo vendimi të merret, lidhja e saj me këngëtarin e Nirvana do të vihet në pah./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!