Në Urën e Drojës në Mamurras, e cila u shemb gjatë përmbytjeve të fundit, banorët kalojnë çdo ditë duke rrezikuar jetën. Ata thonë se kjo është mënyra e vetme dhe pa kosto financare për të dalë nga njëra ane në anën tjetër.
Deri këtu mund të shkojnë! Nxënës të shkollës në Shpërdhet duhet kalojnë lumin. Ura iu është shembur gjatë përmbytjeve më të fundit.
Por ndryshe nga nxënësit të cilëve iu është vënë në dispozicion një furgon për të kaluar nga rruga e vjetër, të rriturit nuk kanë aq kohë.
I duhet disa minuta mes rrezikut derisa të kalojë urën e shkatërruar dhe të ngjitet lart në rrugë.
Të tjerë banorë veprojnë në të njëjtën mënyrë si gruaja me të zeza. Për ta rruga tjetër disa km është me kosto. Ndaj më parë pretendojnë të zvarriten këtu në betonishten e rrëzuar.
Ura pranë Mamurrasit u shemb me shpejtësi sapo nisi vërshimi i parë i lumit Droje. E ndërtuar në vitin 1930 dhe kishte vetëm pak kohë e rikonstruktuar. Por ndodhi që ajo nuk e përballoi sulmin e lumit. Sot ashtu e rrënuar po rrezikon në një formë tjetër…. Aty çdo orë të ditës njerëzit kacavirren si zvarranikët për të kaluar nga njëra anë në anën tjetër.