Largimi i të rinjve, por sidomos i atyre që janë të arsimuar dhe me një diplomë universitare, ka qenë shqetësim madhor i dekadës së fundit.
Qeveritë zakonisht kanë refuzuar të prodhojnë apo pranojnë statistika reale të largimeve, ndërsa e kanë justifikuar fenomenin me shkëmbimin global të profesionistëve.
Por kryeministri Rama u përball këtë të mërkurë me një shifër alarmante, të referuar nga një prej universiteteve serioze të vendit, të cilët i thanë se 85 % e studentëve të tyre, ikin nga Shqipëria.
Këto të dhëna dolën gjatë vizitës së kryeministrit në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, teksa po shikoheshin ambientet e një spitali të ri, i cili është ideuar dekada më parë, por që pritet të vihet në funksion vetëm në 3 vitet e ardhshme.
/ Abcnews.al