Universiteti i Tiranës i jep Majkëll Granofit titullin “Doctor Honoris Causa”

schedule21:23 - 18 Maj, 2018

schedule 21:23 - 18 Maj, 2018

Kryetari i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim Majkëll Granof merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës, me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në nxitjen dhe zhvillimin e modeleve të qëndrueshme dhe praktikave më të mira në fushat e ekonomisë, kulturës dhe arsimit në Shqipëri”.Në ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të Kabinetit qeveritar, ish-presidentë të Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald,  Kryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha dhe personalitete të fushave të ndryshme. Gjatë 20 viteve në Shqipëri, Granoff ka drejtuar forume të një niveli të lartë ekonomik dhe akademik, duke ndarë eksperiencën e tij në fushën e biznesit dhe të lidershipit me sipërmarrës të rinj dhe studentë të ekselencës. /abcnews.al