Universiteti i Prishtinës shumë më lart në rankim, Manastirliu: Manyra më e mirë për t’u krahasuar është ajo me veten

schedule11:25 - 2 Tetor, 2023

schedule 11:25 - 2 Tetor, 2023

Sot ka nisur viti i ri akademik në arsimin e lartë, e një komunikim për mediat janë ndalur të flasin, Rektori i Universitetit të Tiranës,  Artan Hoxha dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha gjatë një konference se ky rankim i ri nuk është i njëjtë me atë që ka qenë më herët, e pyetur nga gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi,  se çfarë mund të thuhet në rast për Universitetin e Prishtinës, që ka një rankim shumë të lartë.

Mnastirliu u përgjigj duke thënë se mënyra më e mirë për t’u krahasuar është ajo me veten.

“Unë besoj që mënyra më e mirë për t’u krahasuar është ajo veten. Ne kemi shumë sfida që duhet t’i adresojmë. Së bashku me Universitet. MASH, ka qenë e angazhuar dhe do jetë e angazhuar në mënyrë intensive, që të gjitha ata indikatorë që duhet të përmirësojmë në raport me vlerësimet nga brenda dhe nga jashtë vendit, ne të mundemi t’i adresojmë në kohë.

Kemi shumë më shumë të  mundësi të përfitojmë nga programet Erazmus +, jam e bindur që një hap përpara drejt shfrytëzimit më të mirë të këtyre programeve është një mbështetje për një renditje edhe më të larta. Duhet të shohim ku i kemi pikat që duhet t’i vlerësojmë, por nga ana tjetër duhet të vlerësojmë edhe  pikat e forta.

Mos të harrojmë që shumë universitete tona, janë universitete që nxjerrin profesionistë shumë të mirë dhe fakti që bota kërkon studentët tanë dhe i punëson, tregon kualitetin e universiteteve tona. Patjetër që kemi shumë të bëjmë me rankimin. Rankimi është dhe duhet të jetë një krenari, që ne të arrijmë sa më lart.

Padyshim që ky rankim i cili ka dalë, që ju e përcillni tek ne, duhet kuptuar cili është rankimi, ai që ka qenë, apo një rankim i ri, i cili fut edhe universitete që nuk i përkiste rankimit  të parë me 410 shtete dhe t’i japim njerëzve informacionet e sakta” tha Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!