“Universitetet të pavaruara”, Manjani: Politika e sotme e ka mbyllur ciklin, duhet më shumë garë

schedule13:00 - 8 Maj, 2020

schedule 13:00 - 8 Maj, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën në Universitete, vendimin për zgjedhjet dhe Reformën Zgjedhore.

Për Manjanin Universitetet Publike në Shqipëri nuk janë të pavarura dhe sipas tij vendi ka nevojë për një politikë të re pasi politika aktuale e ka mbyllur ciklin e saj.

“Universitetet Publike në Shqipëri janë në ditën më të keqe për shkak të mungesës së pavarsisë. Besoj në Universitete të pavarura, që nuk kanë lidhje me politikën. Universiteti Publik në Shqipëri ka kohë që nuk është i pavarur, jo vetëm për shkak të kësaj situate të pandemisë.

Familjet shiptare harxhojnë shumë para për të edukuar fëmijët jashtë vendit. Përsa kohë që nuk vetëadministrohen, ne nuk kemi arritur asgjë”, u shpreh Manjani.

Më tej Manjani tha se Reforma Zgjedhore nuk është e vërtetë. Në Shqipëri sipas Manjanit duhet të vendoset gara ku njerëzit duhet të konkurojnë dhe populli duhet të zgjedhë.

“Reforma Zgjedhore nuk është e vërtetë, është thejsht për ti bërë qejfin disa ndërkombëtarëve. Do të duhet të lidhet me reformën demokratike. Politika që ne shohim sot duhet të shuhet pasi e ka mbyllur ciklin e saj. Për fat të keq duhet të rikthehemi edhe njëherë në 90’ , të luftojmë monizmin.

Qytetari i Republikës së Shqipërisë duhet të ketë mundësi të zgjedhë dhe që kjo të ndodhë duhet të ketë sa më shumë garë”, tha më tej Manjani.

Marrëdhënia me ndërkombëtarët:

Manjani: Në Tiranë merren vendimet për Republikën e Shqipëriaë. Mos mendoni që  për problemet e Shqipërisë do të vendosin të tjerët. Politikës shqiptare i intereson të shitet sikur bota e përkrah. Votën në kuti nuk e hedhin ndërkombëtarët, por qytetarët dhe për këtë arsye nuk kanë çfarë të presin nga ndërkombëtarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!