United merkato te Bayern Munchen, super ofertë për një kampion bote

schedule18:24 - 18 Shkurt, 2021

schedule 18:24 - 18 Shkurt, 2021

Kingsley Coman është pjesë e Bayern Munchen prej vitit 2015. Gjatë kësaj periudhe ka fituar gjithçka me rekordmenët gjermanë, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2023.

Sulmuesi i majtë nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të provuar një aventurë të re, teksa ka interesim konkret nga Premier League për shërbimet e tij.

 

Kingsley Coman

Bild raporton se Manchester United po përgatit një ofertë për Bayern Munchen, me synim transferimin e 24-vjeçarit në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” kanë gati edhe një ofertë tunduese për lojtarin francez. Coman perfiton rreth 10 milion euro në sezon te Bayerni, ndërsa United i ofron 15 milion euro në sezon. /abcnews.al