United heq dorë nga Sancho, tenton një kampion bote për krahët e sulmit

schedule23:58 - 12 Korrik, 2020

schedule 23:58 - 12 Korrik, 2020

Manchester United pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkato. Paratë nuk janë aspak problem për “Djajtë e Kuq”, të cilët janë tërhequr përkohësisht nga objektivi Jadon Sancho.

Dortmund kërkon 120 milion euro për të lënë të lirë yllin anglez dhe klubi i Premier League ka hedhur sytë nga Spanja. Trajneri Solskjaer pëlqen shumë Ousmane Dembele, i cili nuk ka bindur Barcelonën me rendimentin e tij, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

 

Messi dhe Dembele

Mundo Deportivo konfirmon interesimin e United për 23-vjeçarin e krahut të djathtë të sulmit. Francezi preferon të qëndrojë në Katalonjë dhe është i bindur që do ia dalë të sigurojë një fanellë titullari, teksa Barcelona nuk është kundër shitjes së tij, gjithmonë nëse United vjen me ofertën e duhur. /abcnews.al