Unioni i gjyqtarëve: Politika të mos ndikojë tek Vettingu

schedule16:22 - 28 Prill, 2018

schedule 16:22 - 28 Prill, 2018

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërsisë i bën thirrje politikës të mos ndikojë në procesin e Vettingut. Gerd Hoxha, kreu i rikonfirmuar i Unionit, shprehu mbështetjen maksimale të gjyqtarëve për vijimin e këtij procesi, duke kërkuar zbatimin e tij konform standardeve ligjore.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shprehu mbështetje maksimale për vijimin e procesit të Vettingut, si garanci për një sistem drejtësie të drejtë, të pavarur dhe efikas. Kreu i Unionit, Gerd Hoxha e shoqëroi deklaratën me një thirrje për klasën politike, median dhe opinionin publik.

“Të mos influencojë procesin e Vettingut me deklarata të pabaza e shpeshherë emocionale, të cilat në dukje i shërbejnë integrimit të shoqërisë tonë në familjen e madhe europiane, por në fakt na largojnë përherë e më tepër nga kjo familje e madhe, nga vlerat e saj”.

Hoxha theksoi rëndësinë e ruajtjes së procesit të rregullt ligjor gjatë rivlerësimit të gjyqtarëve. Unioni i Gjyqtarëve iu drejtua me një ftesë organizmit simotër Shoqatës së Gjyqtarëve për rritje të bashkëpunimit deri në bashkimin mes tyre në funksion të mbrojtes së interesave të gjyqtarëve dhe shëndoshjes së sistemit.  Ky ishte qëndrimi i parë publik i Hoxhës, pas rikonfirmimit të tij këtë të shtunë si kryetar i bordit drejtues të Unionit të Gjyqtarëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!