Unicef: Mijëra fëmijë mund të jenë mes viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

schedule14:13 - 7 Shkurt, 2023

schedule 14:13 - 7 Shkurt, 2023

Zëdhënësi i Unicef-it, James Elder, duke folur për dëmet dhe shkatërrimin e madh si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri tha gjithashtu se mijëra fëmijë mund të jenë mes viktimave.

“Shumë shkolla, fëmijë dhe objekte të tjera mjekësore dhe arsimore janë dëmtuar ose shkatërruar nga tërmetet duke prekur edhe fëmijët”, tha ai.

Duke e quajtur tërmetin më të fuqishmin që ka goditur rajonin në pothuajse 100 vjet, Elder tha se refugjatët sirianë në veriperëndim të Sirisë dhe në Turqi ishin ndër më të rrezikuarit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte paralajmëruar më herët se shifrat totale të viktimave mund të tejkalojnë 20,000.

Një tërmet me magnitudë të ngjashme në rajon në vitin 1999 shkaktoi të paktën 17,000 viktima.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!