UNICEF, ka vënë alarmin mbi ndotjen atmosferike që prek rreth 17 milionë fëmijë të moshës një vjeçare që thithin ajër toksik që i dëmton zhvillimin mendorë.
Rreth 17 milion fëmijë në moshën një vjecare jetojnë në zona ku ndotja atmosferike është së paku gjashtë herë më e madhe se limitet e lejuar ndërkombëtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Alarmi për situatën e rrezikshme është lëshuar nga UNICEF, që nënvizon se si fëmijët e vegjël thithin ajër toksik që i rrezikon zhvillimin cerebral. Mbi tre të katërtat, rreth 12 milionë prej tyre jetojnë në Azinë Jugore.
Mbrojtja e fëmijëve nga ndotja atmosferike do të thotë ti shpëtosh, të ulësh kostot e asistencës shëndetësore dhe të krijosh një ambient të sigurtë dhe të pastër, u shpreh Anthony Lake Drejtori Gjeneral i Unicef.
Ndërkohë, Unicef ka listuar disa veprime që duhet të ndërmerren për të ulur impaktin e ndotjes atmosferike në zhvillimin mendorë të fëmijëve. Veprimet duhet të ndermerren nga vetë prindërit duke zvogëluar ekspozimin e fëmijëve ndaj tymit të duahnit, djegjes dhe ngrohjes. Një pikë tjertër e rëndësishme janë investimet në energjitë e pastra dhe të rinovueshme dhe shtimi i hapësirave të gjelbëra në mjediset urbane./abcnews.al