“Unë po shkoj te rreziku”, kaos në aeroportin “Nënë Tereza”: Pezullohen udhëtimet drejt 12 destinacioneve në Itali

schedule18:45 - 9 Mars, 2020

schedule 18:45 - 9 Mars, 2020

Pezullimi i fluturimeve drejt 12 qytetve në Itali ka krijuar tensione në aeroportin “Nënë Tereza”.

Pasagjerët e fluturimeve të mëngjesit kanë kaluar chek-in dhe janë bërë gati për fluturim por pas marrjes së vendimit nga qeveria të gjitha fluturimet janë anuluar.

Qytetarët janë irrituar pasi nuk kanë qenë të informuar për pezullimin e fluturimeve.

“Jetoj në Milano, por jam nga Shqipëria. Na kanë bllokuar dhe nuk mund të shkoj në shtëpi”, tha një qytetare.

“Ka vajzën edhe djalin, unë po shkoj te rreziku nuk e po sjell rrezikun këtu”, tha një nga qytetarët.

Pavarësisht përhapjes në masë të Koronavirusit ata shprehen se nuk mund të të jetojnë në panik.

“Kur erdha bëra kontroll, dhe nuk mund të jetoj në panik”, shpreht një qytetar.

Informimi për pezullimet e fluturimeve rreth mesditës së të hënës  ka qetësuar situatën në aeroport.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, i kërkoi kompanive që të informojnë qytetatrët në lidhje me fluturimet ndërsa theksoi se do të vijojë transporti  i mallrave

“Të gjithë pasagjerët që dëshirojnë që ta ndryshojnë kohën e biletës, ti jepën mundësia për një moment të dytë që të mos lëvizën gjatë kësaj përiudhe të ngarkuar nga ngjarja e jashtëzakonshme e COVID 19”, u shpreh Balluku.

Qeveria ka vendosur të pëzullojë fluturimet drejt zonave të prekura nga Koronavirus në Itali deri në datën 3 prill.Ndërsa vijojnë normalisht fluturimet drejt Romës dhe Barit.

Anullohen  fluturimet:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
  • Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
  • Aeroporti Bologna (BLQ)
  • Aeroporti Firenze (FLR)
  • Aeroporti Genoa (GOA)
  • Aeroporti Perugia (PEG)
  • Aeroporti Pisa (PSA)
  • Aeroporti Rimini (RMI)
  • Aeroporti Venezia (VCE)
  • Aeroport Verona (VRN)
  • Aeroporti Ancona (AOI)
  • Aeroporti Torino (TRN)

 

Vazhdojnë fluturimet normalisht.

Roma (FCO)

Bari (BRI)/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!