Ditët e fundit, Donaldi është parë të qendrojë i distancuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ky rast nuk i ka shpëtuar, Einxhelit, e cila nuk ka nguruar të bëjë ironi.
Madje, “thumbat” ia ka ngulur edhe shoqes së saj Beniadës dhe Monikës, të cilat i kanë qendruar pranë Veshajt.
“Të rrinë me të se është i mërzitur”, ka thënë Einxhel.
Ndërsa Monika që i dha një puthje dhe moderatorja i kujtoi se e ka krahun e lënduar. Ndër të tjera Einxhel i tha Arjolës se “nuk ditëm të hajmë dhe kadaif dhe bakllava” duke e ironizuar Monikën.
Biseda:
Einxhel: Avash se mezi e kam këtë shpatullën, vetëm një mbaj, nuk mbaj dy. Nuk jam nga ato që mban dy në një shpatull.
Monika: Po puthja Arjolën.
Arjola: Iku fare tani.
Einxhel: Mbylle mirë derën se ftohet Beniada se i hyn i ftohti.
Arjola: Iku Beni, xhelozon tani dhe ajo.
Einxhel: Të rrinë të dyja me Donaldin se është i mërzitur. Të mos e lejnë të mërzitet.
Arjola: E kanë se është më i vogli i shtëpisë.
Einxhel: Mbase mbase. Si nuk ditëm të hajmë dhe kadaif dhe bakllava.
Arjola: Më kanë mësuar drejt e drejt.
Einxhel: Jashtë nuk haj njërën as tjetrën, vetëm tollumbat haj.
Arjola: Unë haj kadaifin ndonjëherë./abcnews.al