Manchester City njoftoi sot lajmin e madh të rinovimit me yllin e ekipit, Kevin De Bruyne. Mesfushori e shtyu edhe dy vite marrëdhënien e tij me klubin, duke firmosur deri në vitin 2025.
Pas firmës mesfushori foli për faqen e klubit ku shprehu kënaqësinë e marrëveshjes së re dhe tregoi edhe arsyen përse ai rinovoi, teksa trajneri Gurdiola është shkak kryesor.
“Unë dhe Guardiola e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë dhe të kesh një marrëdhënie të tillë me një trajner është shumë e rëndësishme. Qëllimet tona janë shumë të përafërta.
Le ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Rezultatet tonë deri më tani kanë qenë të shkëlqyera, por duhet ta mbyllim me titujt që meritojmë”, u shpreh De Bruyne. /abcnews.al