Tifozët e Milanit kanë kohë që e kërkojnë largimin e Susos. Paraqitjet e dobëta të spanjollit kanë sjellë vërshëllima në shkallët e ‘San Siros’ sa herë që ai është në kontakt me topin. Mesa duket drejtuesit e Milanit po ua plotësojnë dëshirën tifozëve dhe po mendojnë një shkëmbim të tij më anësorin e Romës, Cengiz Under.
Është gazetari, Vito Angele, ai që ka raportuar lajmin e bisedimeve mes klubeve. Ai shkruan në ‘Twitter’ se klubet janë në hapat e parë të bisedimeve. Bëhët fjalë për një shkëmbim mes Suso dhe Cengiz Under, të cilët ndryshojnë ekipet me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje financiare, por priten zhvillime në ditët në vijim.
Suso është trasnferuar në Milano në vitin 2015, ku është huazuar dhe për një vit tek Genoa. 26-vjeçari numëron 126 ndeshje me fanellën kuqezi dhe ka arritur të shënojë 6 gola. Ndërkohë turku i Romës shpëtheu sezonin e kaluar me paraqitjet e tij fantastike. Under është në kuotën e 58 paraqitjeve me Romen dhe ka shënuar 11 gola. /abcnews.al
First contacts between #Milan and #Roma: work is underway for an exchange of loans with option to buy involving #Suso and #Under. At the moment, however, there is still no agreement on the valuations of the two players. @SempreMilanCom #SempreMilan
— Vito Angelè (@VitoAngele) January 16, 2020