Punimet për zgjerimin e Unazës së Re në Tiranë do të nisin nga ajo pjesë, ku nuk ka nevojë për të shembur objekte. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar në një konferencë për shtyp ka shpjeguar projektin dhe kostot për realizimin e tij. Ndërkohë ka bërë të ditur se grupet e punës të Autoritetit Rrugor Shqiptar do të shkojnë banesë për banesë për të vlerësuar përfundimisht çdo objekt që preket nga projekti.
Rruga nga pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja” në kryeqytet renditet e dyta në Shqipëri për fluksin e automjeteve që lëvizin në të, pas autostradës Tiranë- Durrës. Këtë argument dhe zhvillimin urban të zonës përdori drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar për të shpjeguar projektin e hartuar për t’u zbatuar në këtë zonë për të cilin tha se është i pari i përfunduar.
“Aksi që lidh mbikalimin e Shkollës Teknologjike me aksin e rrethrrotullimit “Shqiponja” nuk ka lëvizur. Ne kemi një rrugë, e cila ka karekteristikat e rrugës A urbane dhe është shoqëruar në të dyja anët me rrugë dytësore të kategorisë F.
Qendro pranon koston e publikuar nga opozita prej 40 milionë eurosh, por thotë se nuk bëhet fjalë për ndërtimin e vetëm dy kilometrave.
“Vetëm mbikalimi te “Shqiponja” bën 1.5 miliardë? Janë kostot e rrugëve dytësore, janë kostot e veprave të artit dhe janë kostot sa kushton kjo kategori. Nuk ka “Shqiponja” bën 1.5 miliardë? Janë kostot e rrugëve dytësore, janë kostot e veprave të artit dhe janë kostot sa kushton kjo kategori. Nuk ka të krahasuar kategori A urbane as me Levan-Tepelenë, as me Levan-Vlorë, as me by-passin e Fierit. Edhe Rruga e Kombit nga Rrësheni deri në hyrje të qytetit të Kukësit ka të njëjtat karakteristika siç po dikutojmë, por e parrethuar akoma. Kjo është një rrugë që po ndërtohet në një zonë urbane. Kjo është një rrugë që menaxhohet në qytet, ku kostot e menaxhimit të trafikut , kostot e ndërtimit dhe kostot që vijnë për shkak të rrjteve inxhenerike nëntokësore në qytet janë shumë herë më të larta se një rrugë që zhvillohet në fushë”.
Puna në terren do të nisë sapo të përfundojë heqja e pemëve dhe ndriçimi gjatë të gjithë gjatësisë së rrugës. Kantieri i punimeve do të ngrihet në krah të pallateve ku dhe nuk ka nevoë të shemben objekte. Trafiku nuk do të bllokohet, por do të devijohet.
“Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh te Casa Italia dhe do kthehesh dhe nuk do bllokohet transporti publik qytetas e ndërqytetas por do jetë i kufizuar”
Paralelisht grupe të punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar do të dalin derë më derë për të vlerësuar përfundimisht çdo ndërtesë që do të shembet. Ato që zotërojnë vërtetimin e pronësisë do t’i përcillen ministrisë së Infrastrukturës për t’u dëmshpërblyer 100%. Objektet e paleglizuara do t’i dërgohen bashkisë për t’u mbështetur përmes programeve sociale. Ndërsa për ato shtëpi apo biznese të cilët projekti i prek pjesërisht do të vendosin inxhinierët nëse pas ndërhyrjes mund të qëndrojnë në kembe apo jo. Vetëm pas kësaj faze drejtori i ARRSH thotë se do të nisë shembja e tyre. /abcnews.al