Unaza e re/ Veliaj: Basha po përdor protestuesit si “mish për top”

schedule13:27 - 13 Nëntor, 2018

schedule 13:27 - 13 Nëntor, 2018

Tensioni ka shoqëruar protestën e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Madhe në ditën e dytë të saj përpara Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe në mungesë të tij kanë tentuar të hyjnë me forcë në mjediset e bashkisë duke u përplasur me policinë. Pas rreth një orë protestë banorët u larguan nga rruga me thirrje se do të rikthehen sërish, ndërsa kryetari i bashkisë Erion Veliaj doli para mediave për të sqaruar situtatën. Veliaj tha se se kjo protestë nuk duhet të ishte para dyerve të bashkisë dhe ju drejtoi një thirrje protestuesve.

Banori 1: “Ne duam zgjidhje, prej kësaj qeverie.”

Banori 2: “Sot quhem i paligjshëm pas 30 vjetësh?!”

Banori 3: “Unë kam 11 vjet kurbet, korkërr më kokërr të hedhura aty, djersë e babait tim.”

Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzoi kryetarin  e Partise Demokratike se po perdor kauzat e qyetareve per perfitime personale.

Erion Veliaj: “Për të gjithë banorët që po përdornë padrejtësisht dhe po përdorën mish për top dhe vijnë tek bashkia kur nuk ka lidhje fare bashkia këtu. Bashkia vjen t’ju ndihmojë kush do dorën e bashkisë. Thirrja për ta është mos u përdorni nga Luli.”

Ndërkohë bëri të ditur vendimin e marrë për të mbështetur familjet që preken nga zgjerimi i rrugës, por që nuk disponojnë dokumentat e pronësisë.

“Partia që solli pluralizmin në shqipëri është kthyer në një  agjensi gjobash, rikaton çdo biznes, çdo leje, çdo koncension. Sot mund të bësh çdo gjë online me qeverinë dhe me bashkinë, por po nuk pagove lekët tek Luli ti nuk punon dot. Ai ka një protestë mobile me 300 petrita dhe i çon tek biznesi i radhës. Por po ju them qytetarëve se sa të marri lekët do t’ju lerë në baltë siç la Kukësin.”

Autoriteti Rrugor Shqiptar pak ditë më parë bëri të ditur se për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës konform të gjitha standaredeve, 317 shtëpi apo biznese duhet të shemben ndër to 163 janë pa certifikatën e pronësisë./abcnews.al