Tensioni që dominoi protestën e banorëve të Unazës se Re në Tiranë mbrëmjen e shkuar, këtë paradite ia kishte lënë vendin qetësisë. Punonjësit e bashkisë kanë vijuar heqjen e pemëve anës rrugës, ndërsa për qarkullimin e automjeteve është vendosur sinjalistikë e re.
Banorët, pronat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe në Tiranë, po përfitojnë nga koha e mbetur për të nxjerrë të ardhurat e fundit para se tu shemben bizneset. Ndërkohë punonjësit e bashkisë po përfundojnë heqjen e pemëve për ti hapur rrugë punimeve për zgjerimin e këtij segmenti.
Në gati gjysmën e rrugës nga sheshi “Shqiponja” drejt shkollës Teknologjike dhe anasjelltas është vendosur sinjalistika e re për qarkullimin e makinave. Devijimi i lëvizjes ka sjellë trafik në të dy anët e këtij segmenti rrugor. Në kantierin e punimeve për zbatimin e projektit te Unazës së Madhe, kanë mbetur gjurmët e protesës së një nate më parë. Parditja e 29 nëntorit kaloi e qetë në Unazën e Re në Tiranë./abcnews.al