Unaza e Re/ Anëtarët e djathtë të Këshillit Bashkiak paralajmërojnë bojkotin

schedule21:10 - 14 Nëntor, 2018

schedule 21:10 - 14 Nëntor, 2018

Antarët e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të bojkotojnë të enjten mbledhjen e këtij këshilli. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, sqarohet se vendimi i grupit të opozitës së bashkuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, vjen si akt proteste ndaj asaj që ata e cilësojnë “sjellje e paprecedentë e kryetarit të bashkisë, fyerjeve raciste, denigruese dhe përçarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës”. Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak njoftojnë se do t’i bashkohen protestes se banorëve të Tiranës, në mbështetje të kërkesave të tyre për mos prishjen e shtëpive ose edhe për demshpërblim të plotë me vlerë reale të tregut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!