Unaza e madhe rrit vlerën e pronës/ Ekspertët imobiliarë: Po rriten çmimet e banesave dhe trojeve

schedule15:20 - 9 Janar, 2025

schedule 15:20 - 9 Janar, 2025

Përmirësimi i infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës. Hapja e unazës së madhe pritet të sjellë një zhvillim ekonomik dhe social në periferi të kryeqytetit. Vitet e fundit në pjesën veriore të unazës ndërtimet kanë qenë intensive, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta.

Investimet janë shtuar, ndërsa vlera e pronës është rritur.

“Janë zona e Paskuqanit, Shkozës. Kemi çmime të ndryshme. Ne faze grope, fillojnë në 850 euro, në fazë karabinaje 950 – 1000 euro dhe faza përfundimtare mund të shkojë në 1100.”

Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, interesi i qytetarëve për të investuar në këto zona është rritur për një sërë faktorësh.

“Tirana ka pasur një bum të madh ndërtimesh, zonat e tjera janë mbipopulluar dhe jane shfrytëzuar nga ndërtimi dhe po zgjerohet nga pjesa veriore. Janë zona të mirë organizuara se zonat e tjera ku nuk është ndërtuar me rregull.”

Zonat periferike si Paskuqani, Fresku apo Shkoza po shihen si mundësi jo vetëm nga investitorët, por edhe çiftet e reja, duke përfituar nga çmimet aktuale.

“Investitorët i marrin, përfitojnë nga çmimi aktual dhe pas dy vitesh, i shesin me çmime të tjera, ku vlera sigurisht do jetë rritur më shumë.  Nga ana tjetër shumë kompani japin mundësi të financimit me 70% me kredi.”

Aksesi i drejtpërdrejtë me unazën e madhe, dhe rrugët lidhëse me pjesën tjetër të kryeqytetit i bën këto zona më të arritshme dhe të pëlqyera për banim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!