Unaza e madhe e Tiranës/Gjiknuri: Përfundon segmenti nga TEG deri në Farkë

schedule14:56 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 14:56 - 15 Dhjetor, 2017

Segementi rrugor nga rrethrrotullimi i Qendrës Tregtare “TEG” deri ne zonen e Farkes ne kryeqytet eshte hapuar per qarkullimin e automjeteve. Ministri i Infrastruktures Gjiknuri inspektoi punimet dhe njoftoi ndryshime ne pjesen e mbetur te projektit.

Një tjetër segement i unazës së madhe të Tiranës është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Fjala është për atë që fillon nga rrethrrotullimi i qendrës tregtare “TEG” dhe përfundon pranë Repartit të Helikopterëve në Farkë.

Aksi me gjatësi 4.14 kilometra u inspektua nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili njoftoi ndryshime në projekt për lotin e dytë, nga Farka deri në Uzinën e Autortraktorëve në Shkozë.

“Jemi këtu për hapjen e segmentit të ri të unazës nga TEG-u deri te Fusha e Helikopterëve në Farkë. Një segment pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, e cila është një investim në vazhdim. Pjesa tjetër është nga Farka deri në Shkozë, janë dy lote të tjera për të cilat ne po bëjmë disa përmirësime nga projekti aktual për ta sjellë në standardet e duhura. Ju e shikoni që unaza e Tiranës është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare dhe gjithë ajo punë e mirë, jo vetëm do të ndihmojë lehtësimin e trafikut në qytetin e Tiranës por do të jetë një nyje e rëndësishme e qarkullimit për të gjithë Shqipërinë. Dihet se Tirana përmbledh trafikun kryesor në Shqipëri. Shumë shpejt, me projektin që po bën Drejtoria e Rrugëve edhe për një mbikalim siç duhet këtu ter kryqëzimi i TEG-ut, kjo do të lidhet edhe me rrugën e re të Elbasanit. Unaza do të vazhdojë edhe me procesin tjetër që fillon nga shkolla Industriale deri te sheshi “Shqiponja” ku edhe ai segment do të kthehet brenda parametrave të duhur në mënyrë që fluksi i trafikut të mos pengohet”,

Përfundimi i Unazës në tërësine e saj sipas minsitrit të Infrastrukturës kërkon kohë.

“Unaza do të vazhdojë, do disa vite punë pasi kini parasysh se janë edhe dy lote të tjera që do të përmirësohen e do të vazhdojë puna, sidomos pjesa e sheshit Shqiponja deri tek shkolla industriale. Këtu bëhet fjalë  për të gjithë atë projekt që ka thënë qeveria shqiptare për rritjen e standardeve të rrugës, ku edhe unaza e Tiranës është pjesë shumë e rëndësishme e këtij projekti 4 vjeçar”

Në këtë segment është ndërtuar një tunel me gjatësi 120 metra lineare, një mbikalim automobilistik me gjatësi 100 metra linear si dhe nënkalime për këmbësorët e mjetet bujqësore./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!