Autoriteti Rrugor Shqiptar hedh poshtë akuzat e opozitës, se projekti i Unazës së Madhe është më i kushtueshëm se paraardhësit. Drejtori Afrim Qendro në një komunikim me mediat krahasoi shifrat në kushte të barabarta, të segmentit “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike” e realizuar në vitin 2012 me segmentin aktual nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.
Afrim Qendro: “Ne kemi një kontraktor që ka një kontratë në vitin 2012, firma “Salillari SH.P.K.” Kemi dhe një nënkotraktor që ka marrë një segment te projekti i ri që është po “Salillari SH.P.K.” Po ju bëj një krahasim të thjeshtë. Po e nis me parametrat gjeometrikë dhe me përmasat. Gjatësi 1.41 kilometra. Rrugë e kategorisë A urbane. Gjerësia afërsisht 50 metra linearë. Vepra e artit ka dy mbikalime automjetesh. Kostoja totale e ndërtimit është 15. 59 milionë euro. Ju kujtoj që janë pa TVSH të gjithë doganat. Kostoja për kilometër për Salillarin e vitit 2012 janë 11.32 milionë euro. Kthehemi te segmenti ku po diskutojmë. Gjatësinë e ka 0.84 kilometra. Ka 0.84 kilometra rrugë A urbane. Ka 2.55 kilometra të kategorisë F. Gjerësia është 53.8 kilometra në ndryshim nga projekti tjetër ka dy korsi biçikletash dhe një brez të gjelbërt një metra. Veprat e artit këtu janë tre nënkalime për vetura dhe këmbësorë, një urë e re tek Lana. Kostot totale të ndërtimit shkojnë 12.55 milionë euro pa TVSH dhe kostot për kilometër janë 14.94. do të thotë kemi nga 11.32 shkojnë 14.94. Ju sjell në vëmendje që rritja e çmimeve në manualin e çmimeve është 30 përqind. Strukturat janë më trë vështira inxhinerikisht nga ana tjetër ky projekt ka dy vepra arti më shumë të cilat ndikon në koston e projektit”./abcnews.al