Unai Emery kërkon “yllin” spanjoll, Aston Villa bën ofertën e dytë për Ferran Torres

schedule09:56 - 31 Korrik, 2023

schedule 09:56 - 31 Korrik, 2023

Deri më tani plot 88 milionë euro për shpenzuara për “yje” si Your Tielemans, Moussa Diaby e Pau Torres. Bëhet fjalë për anglezët e Aston Villa, të cilët duket se nuk kanë ndërmend ta mbyllin me kaq merkaton e verës dhe tanimë kërkojnë një tjetër lojtar.

Objektivi i tyre i radhës është anësori i sulmit të Barcelona, Ferran Torres, i cili fillimisht u kërkua në huazim me detyrim blerje prej 25 milionë eurosh, por Presidenti Laporta e refuzoi ofertën e klubit nga Birmingami.

Mirëpo, këta të fundit nuk janë ndalur dhe kësaj herë kanë ofruar plot 30 milionë euro, të ndara në modulin 20 milionë bazë plus 10 të tjera në formën e bonuseve në bazë të paraqitjeve të lojtarit e skuadrës, megjithatë Presidenti i “blaugranave” e ka refuzuar sërish ofertën, teksa kërkon 30 milionë euro të plota pa asnjë bonus dhe tanimë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fundin e kësaj merkatoje. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!