Umtiti do të largohet, zbulohet dhe shifra modeste që Barcelona kërkon

schedule15:20 - 3 Prill, 2020

schedule 15:20 - 3 Prill, 2020

Barcelona ka vendosur përfundimisht për Samuel Umtiti: Mbrojtësi francez do të largohet nga Camp Nou. Kampioni i Botës nuk ka arritur për asnjë moment të shndërrohet në titullar fiks, duke vuajtur konkurrencën e fortë të Pique dhe Lenglet.

Umtiti ka pranuar dhe vetë të largohet, pasi kërkon të luajë rregullisht për një klub tjetër, pasi rrezikon dhe vendin në kombëtaren e Francës, pikërisht nga Lenglet. Tre skuadra janë vënë menjëherë pas tij dhe sapo të hapet merkato, gara pritet të nisë.

Arsenal, Manchester United dhe Chelsea duan të përforcojnë prapavijën dhe me shumën që Barcelona kërkon për Umtiti, pritet të ketë dhe një lëvizje të mundshme. Vetëm 40 milion euro kërkojnë katalanasit, shifër që asnjë nga tre klubet angleze nuk e kanë problem./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!