Ultrasit e Interit mesazh Skriniarit: Sot të respektojmë për atë që ke dhënë, nesër do të shohim se çfarë vlerash ke

schedule12:18 - 23 Janar, 2023

schedule 12:18 - 23 Janar, 2023

Milan Skriniar në plan të parë ka refuzuar rinovimin e Interit dhe ka pranuar ofertën e PSG-së, por ende asgjë konkrete dhe e përfunduar. Shumë janë kuriozë të dinë se si San Siro do të presë mbrojtësin sllovak sot kundër Empolit. Për këtë gjë, në fakt, ka reaguar vetë “Curva Nord”.

“Sot festojmë për kampionët dhe për Skriniar shtyjmë komentin.

Sot është dita e kthimit të kampionëve, të cilët, përfshirë Skriniar, na kanë dhënë kënaqësinë e Superkupës së Italisë që vlen një sezon të tërë.

Curva Nord është e prirur të komunikojë se do t’i përkushtohet vetëm festimeve, para dhe gjatë ndeshjes. Ne dëshirojmë të nënvizojmë këtë përballë raportimeve dhe ftesave të shumta të marra për të mbajtur një qëndrim të qartë ndaj lojtarit tonë.

Të gjitha vlerësimet e sjelljes së tij morale shtyhen për momentin në të cilin do të përcaktohet zgjedhja për të ardhmen e tij, e cila do të përcaktojë pa dyshim trashësinë e tij njerëzore dhe shkallën e tij personale të vlerave. Për këto arsye, i ftojmë të gjithë tifozët e Interit që ta trajtojnë edhe një herë me respektin që e merton deri më sot për profesionalizmin që ka treguar”, thuhej në mesazhin e tifozëve zikaltër./h.ll/abcnews.al