Ultrasit e Interit “Curva Nord”: Nuk mbajmë mëri për Skriniar, ai duhet respektuar

schedule15:40 - 1 Shkurt, 2023

schedule 15:40 - 1 Shkurt, 2023

Skriniar në fund të sezonit do të largohet nga klubi zikaltër me parametra zero dhe do të transferohet te PSG, ku do të luajë me lojtarë si Messi, Mbappe dhe Neymar. Kjo zgjedhje e tij personale fillimisht nuk u prit mirë nga tifozët e Interit.

Ultasit zikaltër, “Curva Nord”, kanë marrë zyrtarisht një vendim për të mos mbajtur qëndrim negativ me mbrojtësin sllovak.

Postimi i “Curva Nord”:

“Nuk kemi asnjë mëri për Skriniarin. Ne u takuam me Milan Skriniar dhe pasi dëgjuam arsyet e tij, vendosëm të mos mbajmë asnjë qëndrim kundër zgjedhjes së tij për t’u larguar nga Interi. Biseda jonë me Skriniar është dokumentuar në një artikull që do të publikohet ditën e derbit dhe shpjegohet gjithçka që u tha.

Që tani e tuje, ftojmë tifozët e Interit të respektojnë një lojtar që përtej zgjedhjeve të tij profesionale, mbetet në ekipin e një skuadre që ka nevojë për të gjithë lojtarët që të marrë rezultatet më të mira të mundshme”./ h.ll/abcnews.al