Ultimatumi i Thaçit për Serbinë

schedule21:15 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 21:15 - 21 Dhjetor, 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu me Serbinë duhet të sjellë njohje të drejtëpërdrejtë ose në të kundër do të ndalojë zhvillimin e këtij procesi. Gjithashtu para gazetarëve në fjalimin e fundvitit foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe Ushtrinë.

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij drejtuar gazetarëve për fundvit ka folur për shumë çështje që janë me rëndësi për vendin. Ai nënvizoi se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të hyjë në fazën finale dhe se kjo sipas tij do të thotë fazë e pajtimit dhe njohjes.

Hashim Thaçi, president i Kosovës: “Ka vite që nuk kemi pasur incident ndëretnik dhe është e arritur e mirë në një harmoni etnike në vend. Para disa vitesh ishte e paimagjinueshme, por tani dialogu ka hyrë në fazën e pajtimit dhe njohjes. Pra, ose njohje të drejtpërdrejtë ose ndalje të dialogut”.

Kreu i shtetit kosovar përsëriti edhe njëherë se ka kërkuar përfshirjen e Uashingtonit në procesin e dialogut, si dhe vlerësoi kontributin e Bashkimit Europian. Gjithashtu Thaçi foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se kjo marrëveshje duhet të miratohet brenda 40 ditëve për të përfituar liberalizimin e vizave. Kreu i Shtetit u shpreh me bindje se demarkacioni do të kalojë në parlament javën që vjen. Presidenti i Kosovës foli edhe për shndërrimin e Forcave të Sigurisë në Ushtri. Thaçi nënvizoi se kjo do të ndodhë në pjesën e parë të vitit 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!