Ultimatumi i Salvinit për BE-në lidhur me emigrantët

schedule15:33 - 4 Qershor, 2018

schedule 15:33 - 4 Qershor, 2018

Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini i ka vendosur ultimatum Bashkimit Europian. Ai thotë se Brukseli duhet të ndihmojë Italinë në menaxhimin e krizës së emigrantëve, në të kundërt do të gjejnë zgjidhje të tjera.

Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini ka dhënë një paralajmërim shumë të drejtëpërdrejtë për Bashkimin Europian sai përket menaxhimit të krizës me emigrantët. Ai i kërkon Brukselit që të vihet në lëvizje për të ndihmuar gadishullin “Apenin” ose në të kundërtën do të gjejnë zgjidhje në mënyrën e tyre. Në një mesazh në tuiter, Salvini shkruan:

“Nuk ka shkopinj magjikë. Por ndodh që të jepet një sinjal konkret. Ndodh që të ketë mirëkuptim. Zbarkimi dhe pritja e qindra mijëra emigrantëve jo refugjatë nuk mund të vazhdojë të jetë një problem vetëm italian. Ose Europa të na ndihmojë që të vendosim në siguri vendin tonë, ose duhet të zgjedhim rrugë të tjera”.

Në këtë mënyrë, Salvini ripërsërit linjën e ashpër të qeverisë italiane lidhur me çështjen e emigracionit klandestin. Ministri i Brendshëm nënvizon se fenomeni i fluksit duhet të menaxhohet jo vetëm nga Roma, por edhe nga partnerët e tjerë europianë. Lideri i Lega Nord shton më tej se pret me padurim zhvillimin e samitit të Ministrave të Brendshëm të BE-së në Lukskemburg që mbahet të martën. Aty do të diskutohet për rishikimin e marrëveshjes së Dublinit lidhur me rregullat e azilit dhe për krizën e emigracionit. /abcnews.al