Ulpiana “zbraz” Superioren, nënshkruan edhe portieri i Kukësit

schedule10:17 - 18 Korrik, 2021

schedule 10:17 - 18 Korrik, 2021

Ulpiana po ndërton skuadrën që do të luajë në Superligen e Kosovës dhe ka afruar disa lojtarë që janë aktivizuar në Superiore, sigurisht ndikuar nga fakti që Edlir Tetova është trajneri.

Pas Ermir Rezit, Silvester Shkallës, Eglentin Gjonit, brazilianit Iran Junior dhe Argjend Mustafës që vjet ishte pjesë e Drenicës, debutuesit në elitën e futbollit dardan kanë nënshkruar me Jetmir Bashën.

 

Portieri është një prodhim i skuadrës së Kukësit. Vjet ai ka qenë pjesë e Tërbunit në pjesën e parë te sezonit, ndërsa në janar u rikthye me ekipin e Kukesit.

Mungesa e hapësirave në skuadrën e parë bëri që Basha të kërkojë një aventurë të re. 23-vjecari ka nënshkruar për një sezon me Ulpianën. / abcnews.al