“Ulje rrogë me 50% për lojtarët”, FIFA vjen me masa dhe propozime për krizën

20:19 | 26/03/202020:190

Kriza ekonomike që po shkakton dhe do të shkaktojë koronavirusi është e madhe. Shumë klube të futbollit po marrin masa dhe kanë filluar t’u kërkojnë futbollistëve të pranojnë uljet e rrogave. Problem mbeten edhe klubet e vogla, aty ku është edhe më e vështirë për të mbijetuar financiarisht.

FIFA po merr masa në këtë aspekt. Marca raporton se përfaqësues të qeverisë botërore të futbollit kanë diskutuar gjatë ditës së sotme. Çdo futbollisti do i propozohet heqja dorë nga 50% e rrogës, që është e para dhe më e rëndësishmja.

Lojtarëve të cilëve u përfundon kontrata me 30 qershor do të vijojnë të luajnë me skuadrat ku janë deri në një njoftim të dytë dhe asnjë klub nuk mund të ndërpresë kontratat me ta. Merkato e verës do të zgjasë më shumë (rreth katër muaj) dhe kontratat e reja do të fillojnë me fillimin e sezonit të ri. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono