Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ulje page dhe rikthim te dashuria e vjetër, zemra e Neymar rreh për Barcelonën

schedule19:59 - 20 Prill, 2021

schedule 19:59 - 20 Prill, 2021

Neymar po kalon ditë të mira me PSG ku ka arritur të kualifikohet për të dytin vit radhazi në gjysmëfinale të Champions League dhe është një nga pretendentët për t’i shkuar në fund.

Gjithsesi zemra e brazilianit është diku tjetër, në Spanjë, saktësisht në Barcelonë. Sulmuesi kërkon edhe një herë tjetër rikthimin në Katalunjë dhe bashkimin me Messin, me të cilin pushtoi Botën duke fituar gjithçka, bashkë me Luis Suarez.

Mediet katalanase bëjnë me dije se Neymar është gati të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës dhe të transferohet te Barcelona. Laporta nga ana tjetër po e mendon këtë lëvizje.



Marrëdhënia e vështirë mes klubeve është pengesë, por asgjë nuk është e pamundur, në një kohë kur kontrata e Neymar përfundon në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!