Ulje në ditën e dytë radhazi, Britania e Madhe regjistron 427 viktima nga Covid-19 brenda ditës

schedule16:37 - 1 Maj, 2020

schedule 16:37 - 1 Maj, 2020

Edhe 427 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit nëpër spitalet e Britanisë së Madhe. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend është rritur në  27,180.

Gjatë 24 orëve të fundit, Anglia ka regjistruar 352 vdekje në spitale, Skocia 40, Uellsi 17 dhe Irlanda Veriore 18.

Qeveria e vendit pritet që të raportojë një bilanc akoma të lartë ditën e sotme pasi Departamenti i Shëndetit ka nisur që të përfshijë vdekjet që ndodhin në shtëpitë e kujdesit. Ndërsa, deri më tani në vend raportohen 144,138 raste aktive.

Kryeministri Boris Johnson konfirmoi natën e kaluar se vendi e ka kaluar pikun e epidemisë dhe se ditët e zeza tashmë i përkasin të shkuarës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!