Ulje drastike e çmimit, Interi kërkon 6-fish më pak për mesfushorin kampion

schedule16:13 - 12 Maj, 2021

schedule 16:13 - 12 Maj, 2021

Interi pagoi 40 milion euro te Sportingu i Lisbonës për kartonin e Joao Marios pesë vite më parë. Një investim i gabuar, para të shkuara dëm dhe shumë huazime gjatë kësaj periudhe për lojtarin, i cili nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij në Milanon zikaltër.

28-vjeçari u rikthye te Sportingu në muajin tetor dhe mbrëmjen e kaluar u shpall kampion i Portugalisë me ekipin kryeqytetas. Eksperienca e Joao Marios ndihmoi klubin luzitan të fitonte titullin e 19-të në histori pas plot 19 viteve.

 

Kur luante me Interin

Huazimi i përfundon lojtarit në fund të sezonit. Antonio Conte nuk e ka në plane, ndërsa Calciomercato raporton se Sportingu ka vendosur të blejë kartonin e tij. Por sa kushton? Kampionët e Italisë janë të kënaqur me 6.7 milion euro.

Asgjë krahasuar me 40 milion euro që pagoi Interi në verën e vitit 2016, ndryshe 6-fish më pak. Shuma nuk është aspak problem për kampionët e Portugalisë, të cilët do të luajnë në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!