Ulja e temperaturave, mjekia: Çfarë duhet të dini nëse keni probleme apo sëmundje të lëkurës

schedule21:08 - 17 Shkurt, 2021

schedule 21:08 - 17 Shkurt, 2021

Temperaturat e ulëta kanë sjellë një sërë problematikash në lëkurë, pasi është një ndër pjesët  më të ndjeshme të organizmit te njeriu.

Doktoreshë Irena Savo Jorgaqi, dermatologe-venerologe  e klinikës “VIVIA” pranë spitalit Amerikan 3  thekson se kohët e fundit po hasin shumë persona që kërkojnë ndihmë pasi kanë acarime  të lëkurës   si skuqje apo tharje .

“Jo vetëm ulja e temperaturës por edhe ulja e nivelit të lagështisë dhe shumë shpesh ekspozimi ndaj temperaturave të nxehta në ambientet e brendshme ndikojnë negativisht në shëndetin e lëkurës.”

Doktoresha sugjeron që të gjithë personat  që kanë sëmundje si dermatiti apo psoriaza duhet që të  drejtohen patjetër tek mjekët e specializuar pasi ndryshimi i temperaturave përkeqëson gjendjen e tyre.

“Shumë indivitë që vuajnë nga sëmundje të tilla, drejtohen me gjendje shumë të acaruar gjatë kësaj periudhe.”

Për të shmangur irritimet në lëkurë doktoreshë Irena Savo e klinikës “Vivia” sugjeron që të përdoren kremëra hidratues dhe sidomos të bëhet kujdes me lëkurën e fëmijëve.

“Rekomandoj vendosjen e kremëra hidratues menjëherë pas larjes. Një kujdes shumë i veçantë duhet t’u kushtohet fëmijëve. Nuk duhet të lihet pa mbrojtur dhe pa u lyer me krem hidratues qoftë fytyra para daljes por edhe lyerja e trupit sa herë që bëhet dushi.”

Klinika “Vivia” pranë Spitalit Amerikan 3 është një nga klinikat lider në vendin tonë në fushën e dermo-estetikës, dhe me pajisjet më bashkëkohore.

Dr. Irena Savo Jorgaqi

Dermatologe – Venerologe

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!