Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Llogaranë.
Që prej orëve të para të mëngjesit të së dielës ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëborë në këtë zonë.
Aksi rrugor në Llogara është i hapur për drejtuesit e automjeteve dhe të gjitha rrugët e kalueshme.
ARRSH ka shpërndarë mëngjesin e sotëm një apel për shoferët ku kërkohet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit duke përdorur goma dimërore.