Kryeministri Edi Rama vijon të replikojë me komentuesit në rrjetet sociale lidhur me uljen e çmimit të energjisë. Së fundmi, ai e ka konsideruar këtë ulje historike, duke thënë se ndihet krenar.
Rama ka theksuar se brenda 2030 do të arrijnë në 30%. Sipas Ramës, sot jemi të parët në rajon për prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset.
“Mirëmëngjes nga Partia Socialiste! Kjo është një legjendë mediatike dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Shqipëria prodhon 75% të nevojave të veta në një vit të mirë, kur ka reshje të bollshme. Pra, dhe vetëm 65% në një vit të thatë. Por ne do ta prodhojmë energjinë për nevojat tona, brenda vitit 2030.
Ulja me 10.5% e çmimit të energjisë është historike për faktin se është e para ulje në 35 vjet. Edhe e para ulje që është bërë në këtë krizë të botës pas uljes në Ukrainë.
Është 10.5% ulje dhe jam shumë krenar që arritëm këtë kur mendoj që u nisëm nga buza e humnerës. Kemi bërë shumë më tepër seç kishim, nga koha e komunizmit siç thuhet. Brenda 2030 do të arrijmë në 30%. Sot jemi të parët në rajon për prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset.
Ky është çmimi më i ulët i energjisë dhe jam shumë krenarë për këtë. Ne nuk e prodhojmë për nevojat tona energjinë dhe kjo është një legjendë siç e shpjegova pak më parë. Ndërsa, po kemi bërë shumë më tepër seç kishim nga koha e komunizmit. Sot 10% të prodhimit të energjisë e kemi nga dielli, ishim 0 para disa vitesh dhe brenda 2030 do të arrijmë shumë me energjinë”, tha Rama./abcnews.al