Ulja e besimit në ekonomi, Spaho: Muaji shtator nuk dha atë që pritej për ndërtuesit, duhet të rriten sektorë të tjerë

schedule14:32 - 2 Tetor, 2023

schedule 14:32 - 2 Tetor, 2023

I ftuar në një lidhje live në “Money Report” ka qenë eksperti për çështjet e ekonomisë, Mateo Spaho, i cili fillimisht foli për një ulje të besimit të ekonomi.

Ai tha se kjo ka ardhur për shkak se në muajin shtator nuk ka qenë ashtu siç pritej për ndërtuesit, sa i përket shitjeve të aparmenteve dhe kjo sipas tij është normale pasi disa muajve me rradhë që ky sektor pësonte vetëm rritje.

“Lejet e ndërtimit kanë qenë domethënëse në Shqipëri, për pasojë edhe optimizmi për shitjen e apartamenteve ka qenë i lartë, sidomos nga ndërtuesit dhe bizneset.

Turizmi ka pasur një ndikim pozitiv, por nga ana tjetër, në muajin shtator ndërtuesit prisnin më shumë dhe kjo gjë sa duket nuk ka ndodhur, sepse me shumë gjasa, emigrantët shqiptarë janë të furnizuar më të paktën një shtëpi dhe nuk janë interesuar për një tjetër.

Po ashtu edhe vizitorët e huaj, nuk kanë blerë shtëpi në përmasat që ndërtuesit do kishin shpresuar.

Duhet thënë edhe diçka, çmimet e banesave kanë qenë në rritje, jemi në një situata kur çmime të ngjashme i kemi edhe në Greqi dhe në këtë fazë fillon të bëhet e vështirë shitje, si pasojë edhe besimi i bizneseve të ndërtimi për të ardhmen është ulur.

Besoj se ishte normale që të ndodhte, sepse biznesi i ndërtimit nga maj deri në gusht ka pasur rritje muaj pas muaji” tha eksperti.

Lidhur me sektorët e tjerë të ekonomisë, Spaho tha se rritja e çmimit të banesave kanë bërë tanimë që njerëzit të stepen edhe për faktin se niveli i rritjeve të pagave nuk ka qenë në të njëjtën linje me çmimet.

Spaho u shpreh se gjatë muajit tetor- nëntor, situata do të ndryshoje me patjetër, për më mirë, ose për më keq.

“Sigurisht që rritja e nivelit të çmimeve sa i përket banesave, qoftë në atë turistik, qoftë në atë normal, kanë bërë që njerëzit të stepen. E dyta, niveli i rritjen e pagave nuk ka ecur në të njëjtin linje me çmimet, sidomos të apartamenteve.

Aftësia që investitorët dhe familjet kanë pasur për të bërë investime nuk janë rritur në të njëjtin nivel dhe kjo sjell një stepje nga ana e çifteve të reja dhe familjeve për të blerë banesa e ul besimin për te ardhmen.

Besoj e në muajin tetor – nëntor, niveli i tyre ose do përmirësohet ose do të përkeqësohet” theksoi Spaho.

Duket se ndërtimi dhe pasuritë e palujtshme, mbajnë peshën kryesore të rritje ekonomike, e për këtë eksperti tha se këto sektorë janë të pranishëm në ekonominë e çdo vendi, por në rastin e Shqipërisë, ky sektor pati një bum, i cili nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi, pasi aftësia e vendit për të blerë banesa është e kufizuar.

Ai shtoi se ndërtimi e ka bërë të vetën, po ashtu edhe turizmi, dhe tani pritet që sektorë të tjerë të bëjnë të vetën siç është ai industrial apo edhe bujqësia.

Sipas tij nëse nuk ka një dezerfikim të ekonomisë ka rrezik që të ketë një krizë dhe një fluskë sa i përket çmimeve.

“Duhet të them që ai është një sektor që është gjithmonë i pranishëm në ekonominë e çdo vendi, por në rastin e Shqipërisë ky sektor ka pasur një bum dhe nuk do të ketë të njëjtin bum, sepse natyrisht aftësia e vendit për të blerë banesa është e kufizuar dhe si pasojë ekonomia duhet dezerfikuar dhe turizmi bëri të vetën, ndërtimi bëri të veten dhe tani pritet që sektorë të tjerë të bëjnë të veten, siç është ai industrial, bujqësor e kështu me radhë.

Nëse këto gjëra nuk do të ndodhnin dhe për të kompesuar këtë rritje të sektorit të ndërtimit, do rrezikonim të kishim një krizë ose një fluskë sa i përket çmimeve.

Jemi në një situatë ku ndërtimi ka performuar, nuk mund të perfomojë më tej dhe tani duhet që sektorë të tjerë të stimulohen” tha ai ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!