Ulet papunësia në vend/ INSTAT: Në fund të vitit 2024 rezultoi 8.8 përqind, ndikuan industria dhe shërbimet

schedule13:10 - 12 Mars, 2025

schedule 13:10 - 12 Mars, 2025

Niveli i papunësisë në vend ka pësuar ulje në fund të vitit të kaluar duke zbritur në nivele njëshifërore.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli deklaroi se nga anlizimi i të dhënave ka rezultuar se papunësia  ka zbritur në nivelin 8.8% në fund të vitit 2024 duke pësuar një ulje vjetore me 0.8%.

Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend.Ndikim kryesor në rritjen e personave të punësuar në Shqipëri kanë dhënë sektori i shërbimeve që lidhet me turizmit por edhe industria.

Niveli i punësimit në vend rezulton se është rreth 13% më i lartë për burrat në krahasim me gratë.

Po ashtu sipas të dhënave të INSTAT edhe paga mesatare mujore bruto, gjatë tremujorit të katërt 2024 arriti 83,401 lekë, duke u rritur me 11,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.por edhe gjatë kësaj kohe shteti ka rezultuar me rritjen më të fortë të pagave duke prekur nivelin e mbi 100 mijë lekëve në muaj.Edhe në privat  ka pasur rritje pagash por  përsëri mbetet në nivele më të ulëta se në shtet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!