Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

schedule17:24 - 17 Korrik, 2020

schedule 17:24 - 17 Korrik, 2020

Numri i viktimave dhe rasteve të reja në Itali është ulur. Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Itali ka mbetur në përputhje me të dhënat e djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 233 raste (dje 230) për një total që rritet në 243.967. Numri i të vdekurve ka rënë. Sot janë shënuar 11 viktima, ndërsa dje 20.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i vdekjeve është 35.028. rastet aktive me koronavirusr janë 12,456 (17 më pak se dje) ndërsa të shëruar janë 196,483 (237 më shumë).

Italia është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Evropë. Ndërsa javët e fundit situata në vend është përmirësuar ndjeshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!