Autoritetet e shëndetit në Itali ka njoftuar se brenda 24 orëve në vend janë regjistruar edhe 194 viktima të tjera si shkak i koronavirusit. Kështu numri total i viktimave në vend rritet në 30,395.
Po ashtu, brenda ditës në Itali janë konfirmuar 1,083 raste të reja me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin fqinjë shkon në 218,268. Ndërkohë, sipas autoriteteve të shëndetit, të paktën 103,031 qytetarë italianë janë nxjerrë nga spitalet pasi kanë arritur që të shpëtohen nga sëmundja.
Deri më tani, Italia mbetet vendi i tretë në botë më i prekur nga koronavirusi. Në vendin e parë ndodhen SHBA-të me 1,326,902 të infektuar dhe 78,790 viktima.
Ndërsa në vendin e dytë ndodhet Spanja ku numërohen 262,783 të infektuar dhe 26,478 viktima. /abcnews.al/