Ulet numri i të shtruarve me covid në Durrës dhe në Elbasan

schedule11:57 - 26 Shkurt, 2021

schedule 11:57 - 26 Shkurt, 2021

Me hapjen e spitaleve Covid në qytete duket se është ulur dhe numri i pacientëve të shtruar në spitalet Covid në Tiranë.

Në Durrës është normalizuar situata në spital, ku duket se numri i pacientëve është ulur në krahasim me tre ditë më parë ku ishin 87 pacientë të shtruar, tashmë janë vetëm 65.

Gazteari Leonidha Musaj raporton se dy ditët e fundit ka pasur një ulje dhe të fluksit të vizitave të pacientëve të infektuar me Covid në këtë qytet.

Gjithashtu Elbasani është një tjetër qark me një numër të lartë të të personave të infektuar me Covid. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se 13 pacientë vijojnë të jenë të shtruar në spital, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë./abcnews.al