Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar 237 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. 13 prej tyre janë konfirmuar në pikat hyrëse të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 148607, nga të cilat 52.1% janë burra. Sipas të dhënave 320 persona po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. 226 (70.6%) e të intubuarve janë burra
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 28 vdekje, duke e çuar në 5469 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Mosha mesatare e qytetarëve që kanë humbur jetën është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese. g.v/abcnews.al