Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave në Greqi, 416 të intubuar me COVID-19

schedule16:44 - 5 Qershor, 2021

schedule 16:44 - 5 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi u zbuluan 932 raste të reja me COVID-19 nga testimet e kryera. 35 janë pacientët që nuk arritën që të fitonin luftën me sëmundjen, ndërsa 416 janë të intubuar.

Krahasuar me ditën e premte që ishin 1112 raste, kemi të bëjmë me një ulje të lehtë. Po ashtu edhe numri i fataliteteve ka pësuar një ulje, sot në vendin fqinj kishte një viktimë më pak se dje.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve është 408789, ndërsa janë regjistruar 12253 vdekje.



Rekordi brenda 24 orëve për rastet e reja në Greqi u regjistrua në 30 mars të këtij viti, 4340 të infektuar, ndërsa për fatalitetet dita e zezë ishte në 28 nëntor të vitit të kaluar, 121 pacientë ndërrua jetë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!