Prej ditësh Greqia ka raportuar ulje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 436 të infektuar, nga të cilat 20 u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.
Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, numri i përgjithshëm i rasteve është 152412, nga të cilat 52.1% janë burra.
Në orët e fundit 25 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 5671 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Mosha mesatare e personave që kanë ndërruar jetë është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese. g.v/abcnews.al


