Ulet numri i rasteve të reja, 39 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

schedule16:59 - 8 Mars, 2021

schedule 16:59 - 8 Mars, 2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar rënie të numrit të rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend. Sot janë shënuar 1,165 raste pozitive, shifër kjo më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 206,281, nga të cilat 51.7% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 64 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,887  janë kontakte.

Sakaq, në 24 orët e fundit 39 persona e kanë humbur betejën me virusin. Që nga fillimi i epidemisë numri në total i viktimave ka shkuar në 6,797. 95.7% kishin sëmundje shoqëruese. g.v/abcnews.al