Ulet numri i martesave, rritet me shifra alarmante ai i divorceve

schedule16:00 - 8 Nëntor, 2018

schedule 16:00 - 8 Nëntor, 2018

Numri i martesave është ulur ndjeshëm vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa numri i divorceve është rritur në kufijtë e shifrave alarmante. Të rinjtë dhe sociologët japin mendimet e tyre në lidhje me këtë situatë që ndikon jo pak në demografinë e popullsisë.

Shqiptarët po martohen më pak. Të dhënat zyrtare flasin për ulje të ndjeshme të martesave gjatë dekadës së fundit. 25 mijë martesa figurojnë në vitin 2010 në regjistrin e gjendjes civile. Ndërsa në 2018-ën, deri në muajin shtator janë regjistruar vetem 16 mijë e 848 lidhje në martesë. Si e shikojnë të rinjtë institucionin e martesës?

Student 1: E mira është që të martohen në moshë më të re, por edhe kushtet, ekonomike e sociale ndikojnë, pamundësia e një pune.

Student 2: Po martohen në krahasim me vitet e tjera që martoheshin më të rinj, për shkak të obligimeve, karries  dhe financave në vendin tonë ka edhe faktorë të tjerë si emigrimi.

Sociologët identifikojnë faktorët që po çojnë në uljen e numrit të martesave vitet e fundit.

Gëzim Tushi, sociolog: Padiskutim është një problem social i rëndësishëm, që nuk ka të bëjë vetëm aspektin demokratik që lidhet me martesën si institucion i riprodhimit, por edhe ka të bëjë edhe me martesën, rënia e tyre për flet krizë të brendshme të saj, si divorci konflikte dhe probleme të tjera të saj që e gërryejnë nga brenda, bie kredibiliteti i saj dhe kjo bën që të rinjtë t’i tërhiqen martesë e të kenë frikë prej saj.

Situata bëhet edhe më serioze kur krahas uljes së numrit të martesave, ka një rritje alarmante të numrit të divorceve. Sipas shifrave zyrtare, vetëm në 2017 janë regjistruar 7.956 divorce, një tjetër sfidë sipas sociologut Tushi.

Gëzim Tushi, sociolog: Një martesë që nuk ka hapësira lirie e besueshmëri reciproke nuk funksionon. Kjo bën që të ketë dhe shkaqe të tjera si prishja e lidhjeve, humbja e sentimentalizmit bashkëshortor. Pavarësisht problemeve që ka martesa une dua t’u them të rinjve që martesa është institucion i rëndësishëm i jetës.

Nëse numri i martesave vijon të ulet dhe numri i divorceve të rritet, sipas sociologut, situata mund të kthehet në një kërcënim serioz për demografinë e vendit tonë, e në një të ardhme jot ë largët do të grupohemi tek popullsitë e plakura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!