Ulet niveli i ujit në Fierzë: Në shtator vijnë tecet lundruese

schedule17:08 - 2 Shtator, 2022

schedule 17:08 - 2 Shtator, 2022

Thatësira e tejzgjatur dhe prodhimi i energjisë për të plotësuar nevojat për konsum ka ulur ndjeshëm nivelin e ujit në Kaskadën e Drinit. Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Ergys Verdho shprehet se tashmë niveli në liqenin e Fierzës ka arritur në 270 metra.

Për të plotësuar nevojat e vendit me energji elektrike KESH ka importuar që nga fillimi i vitit   rreth 300 mln euro energji elektrike. Ndërkohë që në bursa vetëm pak ditë më parë një mëh energji arriti deri në 1040 euro kjo ka detyruar KESH që të anulojë disa procedura për blerje energjie.

Korporata Elektroenergjitke bën me dije se tashmë po hartojnë një plan për të përballuar vështirësitë. Ndërkohë brenda shtatorit pritet të mbërrijnë në vend dy tecet lundruese që do të prodhojnë energji elektrike

Drejtori i KESH u bën apel qytetarëve që të kursejnë eneregji në mënyrë që të paguajnë më pak.

Aktualisht çmimet e energjisë elektrike në bursë kanë pësuar një stabilizim dhe një mëh po shitet me rreth 500 euro. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!