Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulet avioni i parë në Vlorë/ Rama: Projekt tejet sfidues, aeroporti i ngritur 2 metra nga sipërfaqja

schedule12:34 - 8 Maj, 2025

schedule 12:34 - 8 Maj, 2025

Kryeministri Rama ndodhet në ceremoninë e uljes së avionit të parë në Vlorë. Rama tha se ky projekt ka qenë tejet sfidues dhe se është ngritur 2 metra mbi sipërfaqen sepse zona ëshët mbi nivelin e detit.

“Kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportit të Vlorës me njerëz nga Kosova dhe Shqipëria do e ngrejë shumë lart emrin e aeroportit, për cilësinë sigurinë dhe nivelin e buzeqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi.

Dua të falenderojë ata që besuan dhe punuan, ka qenë një projekt sfidues dhe mjafton të shohësh pak më lart se i gjithë aeroporti është ngritur dy metra mbi sipërfaqe pasi zona është nën nivelin e  detit, me të gjithë parametrat e cilësisë. Për ndjekësit e mi, unë i siguroj që pa ata nuk jetoj dot dhe më ndihmojnë ta bëj detyrën më mirë pavarësisht se nuk më lënë gjë pa thënë.”



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!