Italia ka regjistruar sërish një rënie të lehtë në numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 269 persona nga Covid-19. Pra, 16 viktima më pak krahasuar me një ditë më parë.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i viktimave në vend është rritur në 28,236.
Gjithashtu, në vendin fqinj është ulur edhe numri i të prekurve me virusin korona. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 1,965 raste të reja ndërsa numri total i të infektuarve shkon në 207,428. Rezultun se sot janë konfirmuar 93 raste më pak, krahasuar me një ditë më parë.
Po ashtu, 2,304 pacientë janë shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali bdërsa në total janë 78,249 të shëruar në total. /abcnews.al/

