Ulen rastet ditore me Covid-19 në Shqipëri, 6 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule18:11 - 16 Maj, 2022

schedule 18:11 - 16 Maj, 2022

Janë ulur ndjeshëm raste ditore me Covid-19 në vendin tonë .

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus (
3 në Tiranë, 3 në Pogradec) , nga 453 testime në total.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Maj 2022)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 78
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 453

Testime totale 1,818,324
Raste pozitive 275,621
Raste të shëruara 271,935
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 114
Fier 16
Shkodër 13
Elbasan 8
Berat 8
Lezhë 7
Korçë 6
Vlorë 5
Gjirokastër 5
Kukës 3
Durrës 2
Dibër 2

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!